Gjendet një i vdekur në Vlorë, ka goditje në kokë

  • E.K /
  • 21 August 2023 - 10:09
Gjendet një i vdekur në Vlorë, ka goditje në kokë

Pronari i një agjencie biletarie pranë portit të Vlorës është gjetur sot i vdekur, përcjell “Kosova Sot Online”.

Familjarët hedhin dyshime se ai mund të jetë vrarë pasi viktima sipas tyre ka goditje në kokë.

Gjithashtu një tjetër detaj dyshues është se nuk i është gjetur çanta që mbante më vete.

Ende nuk dihet detajet e sakat se si ka ndodhur kjo ngjarje.

(Kosova Sot Online)