Diagnostifikohet rasti i parë me ethe të minjve sivjet në Kosovë, "ruani ushqimet nga minjtë"

  • E.K /
  • 23 August 2023 - 13:39
Diagnostifikohet rasti i parë me ethe të minjve sivjet në Kosovë,

IKShPK ka njoftuar se është diagnostikuar rasti i pare këtë vit me ethe të minjve në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”

Sipas IKSHPK-së burim kryesor i këtij infeksioni janë minjtë.

Në njoftim thuhet se kjo sëmundje përhapet me ushqim, me aerosole dhe me kontakt.

Masat parandaluese

1. Pengimi i futjes së brejtësve në shtëpi dhe stane.

2. Ruajtja e ushqimit nga ekskretet e brejtësve.

3. Përpunimi termik i artikujve ushqimor të dyshimtë

4. Frytet e pyllit mos të konsumohen pa u pastruar

5. Djathit të freskët t’i shtohet kripë dhe mos tē konsumohet si i freskët nëse dyshohet se është kontaminuar

6. Gjatë punës në fushë të punohet me maska nëse vërehet shtim të brejtësve

7. Larja e duarve me ujë dhe sapun te kosarët dhe punëtorët tjerë të fushës para ngrënies

8. Mos hidhni mbeturina kudo

9. Të bëhet klorimi i ujit të pijes

10. Zhdukja e vatrave natyrore të brejtësve

11. Dezinfektimi i sipërfaqeve të kontaminuara nga ekskretet e brejtësve.

(Kosova Sot Online)