Ambasadori britanik takohet me shefin e EULEX-it, diskutojnë për situatën në Veri

  • E.K /
  • 23 August 2023 - 15:02
Ambasadori britanik takohet me shefin e EULEX-it,  diskutojnë për situatën në Veri

Ambasadori britanik, Nicholas Abbott, është takuar me shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, përcjell “Kosova Sot Online”.

Abbott ka treguar se kanë diskutuar për situatën në Veri dhe bashkëpunimin mes ambasadës britanike dhe EULEX-it.

“Ishte kënaqësi të takohem me shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano. Diskutuam për situatën në veri të Kosovës dhe ritheksova mbëshetjen e plotë të Mbretërisë së Bashkuar për rolin e EULEX-it dhe bashkëpunimin e mirë të vazhdueshëm mes ambasadës tonë dhe EULEX-it”, ka shkruar Abbott në Twitter.

(Kosova Sot Online)