Për dy javë në Kosovë u raportuan 46 raste pozitive me Covid-19

  • E.K /
  • 24 August 2023 - 10:36
Për dy javë në Kosovë u raportuan 46 raste pozitive me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në dy javët e fundit në Kosovë janë raportuar 46 raste pozitive me COVID-19 dhe asnjë rast i vdekjes, pëcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas grup-moshave rezulton se numri më i madh i rasteve i takojnë grup-moshave 40-49 vjeç (me 15 raste) me moshë mesatare 43 vjeç.

Në njoftim thuhet se përkundër rasteve të shënuara së fundi, situata epidemiologjike në Republikën e Kosovës me COVID-19 mbetet e qetë.

(Kosova Sot Online)