Ramadani: Serbia përsëri mund të tentojë të shkaktojë tensione në Veri

  • E.K /
  • 24 August 2023 - 12:31
Ramadani: Serbia përsëri mund të tentojë të shkaktojë tensione në Veri

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka thënë se ky lloj ngërçi që është momentalisht në veri të Kosovës mund të sjellë përsëri tensione në komunat veriore, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ramadani ka shtuar se situata në katër komunat në veri të Mitrovicës për momentin duket qartë se është e qetë por tha se kjo gjë mund të ndryshojë.

“Duket qartë se ka një qetësi, por se në kuptimin e zgjidhjes së problemeve, edhe sigurisë, por mbi të gjitha edhe atyre politike, bindja ime është që po, ekziston një lloj bllokimi, një lloj ngërçi dhe se fatkeqësisht mund të pritet ritentim për tensionim të situatës, e cila pastaj do të mundë të shkaktonte edhe një varg, edhe një vlug të reagimeve, situatave të cilat e vendosin Kosovën në pozicione jo krejt të lehta. Të mos harrojmë edhe një herë se pavarësisht se duket ndoshta si formulim i njohur, por po flasim për territorin tonë, po flasim për katër komuna brenda Republikës së Kosovës dhe si e tillë sa herë që tensionohet, shtensionohet, ritensionohet, kjo nuk i bie në favorin e Kosovës, absolutisht”, tha Ramadani.