​Tetë vjet nga nënshkrimi i katër marrëveshjeve Kosovë-Serbi

  • E.K /
  • 25 August 2023 - 08:35
​Tetë vjet nga nënshkrimi i katër marrëveshjeve Kosovë-Serbi

Në Bruksel, më 25 gusht 2015, u nënshkruan katër marrëveshje për normalizimin e raporteve Kosovë – Serbi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, në prani të shefes së atëhershme të diplomacisë evropiane Federica Mogherini, nënshkruan marrëveshjen për Telekomunikacionin, marrëveshjen për Energjinë, për lirimin për qarkullim të urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë dhe asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Pala kosovare dhe bashkësia ndërkombëtare kanë insistuar që të katër marrëveshjet të nënshkruhen së bashku, pasi pala serbe ka qenë më së shumti e interesuar për marrëveshje për asociacionin e komunave me shumicë serbe ndërsa ajo kosovare për tri marrëveshjet e tjera.

(Kosova Sot Online)