Tahiri për librat: Fillim kaotik i vitit shkollor, kjo qeveri prej një problemi i krijon dhjetë

  • S.A /
  • 28 August 2023 - 12:30
Tahiri për librat: Fillim kaotik i vitit shkollor, kjo qeveri prej një problemi i krijon dhjetë

Deputeti i AAK’së, Besnik Tahiri, ka folur për çështjen e teksteve shkollore. Ai tha se ky do të jetë fillim kaotik i vitit të ri shkollor. Tahiri ka shkruar se është demotivim total i mësimdhënësve, prindërve e fëmijëve, transmeton "Kosova Sot Online".

“Një fillim kaotik i vitit të ri shkollor. Demotivim total i mësimdhënësve, prindërve e fëmijëve. Kjo qeveri i qaset një problemi a sfide duke i gjeneruar dhjetë të tjera. E pakoordinuar nga brenda, e ç’akorduar me të tjerë, as nuk adminstron, as nuk menaxhon, as nuk qeverisë, krejt çfarë bën është një vendimmarrje, rezultatet e së cilës nuk është në gjendje t’i projektoj e as t’i njoh. Është dobësuar organizimi shtetëror, çdo hallkë institucionale ka ra, gjithçka është formë e shumë pak përmbajtje. Njerëzit në radhë për të ikur nga vendi, jo fort për vete, sepse as shpresë tashmë nuk kanë, por për t’i dhënë mundësi fëmijëve të tyre të ëndërrojnë e shpresojnë”, ka shkruar Tahiri.

(Kosova Sot Online )