Arrestohet një person në pikën kufitare të Vërmicës, iu gjetën mbi 570 fishekë

  • E.K /
  • 28 August 2023 - 13:55
Arrestohet një person në pikën kufitare të Vërmicës, iu gjetën mbi 570 fishekë

577 fishekë janë konfiskuar në pikën kufitare në Vërmicë nga oficerët doganorë të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit një automjet që vinte nga Shqipëria kishte tentuar t’i shmangte kontrollet doganore, derisa pasi ishte ndaluar nga oficerët e doganës, në automjet ishin gjetur 577 fishekë për armën tip AK – 47.

Përpara oficerëve drejtuesi i automjetit ka deklaruar se nuk kishte asgjë në mjetin e tij.

“Sot, rreth orës 11:00 në pikën kufitare të Vërmicës, oficerët doganor kanë vënë re një automjet (që vinte nga Republika e Shqipërisë) dhe që po përpiqej të shmangte kontrollet. Qëllimi i shoferit ishte evident pra shmangja e kontrolleve të dokumentacionit dhe fizike të kryera nga autoritetet doganore. Pas ndalimit të automjetit, u dha urdhër për të kryer një kontroll në vijën e dytë të kontrollit doganor. Përpara oficerëve drejtuesi i automjetit ka deklaruar se nuk kishte asgjë në mjetin e tij. Megjithatë, pas një kontrolli të kujdesshëm të automjetit, së bashku me ndihmën e zyrtarëve të policisë që ishin të pranishëm gjatë këtij kontrolli, u zbulua mallrat e ndaluara që ishin fshehur me kujdes në pjesën e pasme të mjetit pranë këmbëve të pasagjerit. Konkretisht, u gjetën 577 copë fishekë për armën tip AK-47”, thuhet në njoftim.

Pas zbulimit të sasisë së municionit, automjeti u dërgua për skanim të thelluar në doganën e Shqipërisë.

(Kosova Sot Online)