Arrestohen pesë persona, publikonin video në “Tik Tok” duke thënë se shesin pare të falsifikuara

  • E.K /
  • 29 August 2023 - 13:59
Arrestohen pesë persona, publikonin video në “Tik Tok” duke thënë se shesin pare të falsifikuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar pesë persona, të cilët publikonin video në rrjete sociale “Tik Tok” duke thënë se shesin para të falsifikuara, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia njofton se gjatë hetimit janë siguruar prova se personat e dyshuar me iniciale F. V., S. A., A. V., B. R.) mashkull kosovar dhe (E. V.) mashkull/kosovar, janë marrë me veprimtari kriminale ku kanë mashtruar dhjetëra persona kinse do të ju shesin para të falsifikuara, derisa në anën tjetër personat që kanë tentuar të blejnë para të falsifikuara, kanë kryer vepër penale nga neni 296 paragrafi 4 I KPRK-së. Vlera e përfitimit që këta persona kanë përfituar me anë të mashtrimit është rreth njëzet mijë (20,000) euro.

Gjatë kontrollimit të shtëpive të personave të dyshuar janë sekuestruar: një granat dore, një armë automatike, një karikator i armës, 52 fishekë dhe një telefon mobil.

(Kosova Sot Online)