Çka është mjaft...mjaft me presione të njëanshme ndaj Kosovës dhe me kompromise ndaj bandave serbe

  • Dardan Grapci /
  • 30 August 2023 - 16:43
Çka është mjaft...mjaft me presione të njëanshme ndaj Kosovës dhe me kompromise ndaj bandave serbe

Shkruan: ANALISTI- Dardan Grapci 

Përgjatë këtyre viteve të pasluftës, në dialog me Serbinë, dhe në përpjekje për ta akomoduar dhe integruar komunitetin serb në realitetin e ri të shtetit të Kosovës, krerët e institucioneve tona kanë bërë kompromise të mëdha, madje edhe të atilla që I kanë kaluar vijat e kuqe, por  një qasje e tillë zemërgjerë e Kosovës është abuzuar dhe keqpërdorë nga Serbia dhe zyrtarët politik lokal serb të manipuluar e ndikuar nga qendra e tyre në Beograd. Të gjitha këto lëshime e kompromise janë bërë nën presionin apo “sugjerimin” ndërkombëtar. Kjo praktikë tash duhet të ndalohet dhe të veprohet ligjërisht e institucionalisht me qasje të fortë në mbrojtje të interes madhor të shtetit.


Mendoj që  tash nuk duhet të vazhdojmë të nënshtrohemi nga presionet e pa drejta ndërkombëtare, është koha të ju  themi edhe disa  ndërkombëtarëve të korruptuar e ta pa drejtë  ndaj Kosovës:  BOLL… BOLL  MO!  Pra, ka ardhur momenti që vetë Qeveria e Kosovës t'ia ndalojë Serbisë çdo aktivitet politik, kulturor, etj në Kosovë, që  nxitet dhe organizohet me qëllime destruktive politike dhe të sigurisë,, për ta penguar komunitetin pakicë serbe në Kosovë që te jëte I integruar dhe sistemuar sipas ligjeve e kushtetutës në shtetin e ri të Kosovës.
Ta marrim shembullin konkret. Policët serb të cilët kanë dhënë dorëheqje për shkak të kërcënimeve nga Beogradi duhet të mbrohen nga institucionet e Kosovës , në veçanti nga Policia dhe AKI-a.
Gjithashtu duhet që policia e Kosovës urgjentisht të pavarësohet nga politika dhe ti dërgojnë forcat speciale ROSU në Veri të Mitrovicës. Po e them këtë sepse duke e parë pasivitetin e ndërkombëtarëve dhe BE-së , Serbia nuk do të ndalet me këto provokime, gjithashtu Ukraina duhet sa më parë ta  njoh Pavarësinë e Kosovës sepse  vetëm në këtë mënyrë Rusia dhe Serbia do të bllokohen dhe nuk do të kenë më mundësi për të bërë akte kriminale në Kosovë dhe Ukrainë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"