I mbijetuari i luftës i ruan akoma plumbat të cilët u nxorën nga trupi i tij

  • E.K /
  • 31 August 2023 - 08:46
I mbijetuari i luftës i ruan akoma plumbat të cilët u nxorën nga trupi i tij

Rifat Bilalli, akoma i ruan plumbat, të cilët për pak t’ia merrnin jetën gjatë luftë së fundit në Kosovë, transmeton "Kosova Sot Online".

Për Bilallin, ata simbolizojnë tmerret e përjetuara nga aparati shtetëror serb që nuk e kursyen askënd që i doli përpara.

Për fat të mirë, Bilalli i mbijetoi plagëve.

“Këta plumba realë. Dikun i kam nxjerr më 18 qershor një dhe dy i kam nxjerr më vonë. Dy nga Talat Xhinolli dhe një në dorë nga Faton Morina. Kam qenë i plagosur në pesë vende. Janë nxjerrë nga trupi im. Ky është plumb dum-dum. Të tjerët janë të zakonshëm”, tha ai, teksa tregon plumbin e nxjerr nga trupi i tij.

(Kosova Sot Online)