Presidentit serb i përzihet termi “myfti” me “manti”, Tadiq: Mbajeni myftiun larg nga Vuçiqi, sidomos kur është i uritur

  • E.K /
  • 31 August 2023 - 13:56
Presidentit serb i përzihet termi “myfti” me “manti”, Tadiq: Mbajeni myftiun larg nga Vuçiqi, sidomos kur është i uritur

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë vizitës së tij në ndërtimin e rrugës në Novi Pazar, ka lavdëruar punëtorët që sot po e ndërtojnë rrugën, përcjell “Kosova Sot Online”.

Duke folur për shërbimin e tyre, por për një moment ai ka përzier mantijat me termin myfti.

Këtë e ka vënë re kryetari i SDS-së, Boris Tadiq, i cili ka shpërndarë një videoklip në profilin e tij në rrjetin social X.

“Mbajeni myftiun larg nga Vuçiqi, sidomos kur është i uritur”.

(Kosova Sot Online)