Prokuroria mbërrin në Balincë të Malishevës, në fshatin ku ndodhi vrasja

  • E.K /
  • 31 August 2023 - 15:46
Prokuroria mbërrin në Balincë të Malishevës, në fshatin ku ndodhi vrasja

Prokuroria ka mbërritur në fshatin Balincë të Malishevës, ku dyshohet se një person është vrarë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka konfirmuar se ka arrestuar katër persona.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje për drutë në fshatin Bubavec, ndërsa vrasja ndodhi në fshatin Balincë të Malishevës.

(Kosova Sot Online)