Për këtë arsye u dërgua në QKUK Andi Pajaziti që dyshohet për vrasjen në Bon Vivant

  • E.K /
  • 01 September 2023 - 11:53
Për këtë arsye u dërgua në QKUK Andi Pajaziti që dyshohet për vrasjen në Bon Vivant

I dyshuari për vrasjen në lokalin “Bon Vivant”, Andi Pajaziti, incident ku ishte plagosur edhe vetë ai, është parë sot në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i SHKK’së, Florent Gashi, ka deklaruar se kjo është bërë me kërkesë të Njësisë Shëndetësore të Burgut, ku është dërguar në QKUK për kontroll specialistik.

“Ju njoftojmë se A.P është i vendosur në BSL, bazuar në kërkesën e Njësisë Shëndetësore të Burgut, i njejti sot është dërguar për kontroll specialistik në QKUK”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, më 4 gusht të këtij viti, si pasojë e të shtënave me armë zjarri në lokalin “Bon Vivant” ishin plagosur 21 persona. Një prej tyre s’kishte arritur t’ju mbijetonte plagëve dhe kishte vdekur.

(Kosova Sot Online)