Video nga momenti kur arrestohet njëri nga të dyshuarit për grabitje të bankës në Prishtinë

  • A.P /
  • 01 September 2023 - 15:03
Video nga momenti kur arrestohet njëri nga të dyshuarit për grabitje të bankës në Prishtinë

Rreth arrestimit të një personi i cili dyshohet se ka kryer vjedhje në në filialin e një banke në sheshin Nëna Terezë në Prishtinë, policia e Kosovës ka dhënë detaje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti konfirmoi se personi i dyshuar N. D është arrestuar menjëherë pas raportimit të rastit pak metra larg nga vendi i ngjarjes.

“Lidhur me këtë rast policia është në kërkim të personit të dytë të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati”, tha ajo.

Shikoni në vijim videon nga momenti kur arrestohet njëri nga të dyshuarit për grabitje bankës në Prishtinës

(Kosova Sot Online)