Parashikimi i motit për këtë të shtune, me diell dhe vranësira

  • S.A /
  • 02 September 2023 - 08:02
Parashikimi i motit për këtë të shtune, me diell dhe vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, transmeton "Kosova Sot Online".

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

Ndërkaq të dielën, do të mbajë mot me diell. Vranësira të pakta mund të shfaqen rreth relievit malor.

Temperaturat  minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30-gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.

(Kosova Sot Online )