Arrestimi i mjekut nën dyshimin “marrje të ryshfetit” në QKUK, policia tregon detaje

  • E.K /
  • 05 September 2023 - 09:49
Arrestimi i mjekut nën dyshimin “marrje të ryshfetit” në QKUK, policia tregon detaje

Policia e Kosovës ka dhënë disa detaje pas arrestimit të mjekut me inicialet S.D, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “marrje e ryshfetit”, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se nga i dyshuari në cilësi të provave janë sekuestruar një shumë e të hollave, një telefon celular si dhe disa pajisje mjekësore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale marrje e ryshfetit. Nga i dyshuari në cilësi të provave janë sekuestruar një shume e te hollave, një telefon celular si dhe disa pajisje mjekësore”, thuhet në raport.

Po ashtu, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)