Dëshmitari në Speciale del se pati “bela” pronësore me dikë, ankohet se ia vodhën edhe “mëzatin”

  • S.A /
  • 05 September 2023 - 12:50
Dëshmitari në Speciale del se pati “bela” pronësore me dikë, ankohet se ia vodhën edhe “mëzatin”

Gjykata Speciale e ka ftuar si dëshmitar një person i cili siç duket aty është për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tij personale për prona me një familje tjetër. Bëhet fjalë për Agim Idrizin nga Kaçaniku. Ai gjatë rrëfimit të tij ka treguar se si ka pasur probleme me familjen Axhami për çështje pronësore e banale, transmeton "Kosova Sot Online".

Madje një nga mosmarrëveshjet është edhe akuzat për vjedhje të lopës, konkretisht, mëzatit, për të cilën ai e kishte akuzuar familjen Axhami. Biseda mes tij dhe avokatit:

Avokati: Na e shpjeguat mosmarrëveshjen me tokën, dhe thatë që ka shkaktuar njëherë probleme për 2 vite, e pastaj për 11 vite, a mund të themi se kjo ju ka shkaktuar shqetësime për një kohë të gjatë?

Agim Idrizi: S’kanë guxu familja Bruti me dalë te toka.

Avokati: Ju e kuptoni shumë mirë rëndësinë e tokës, sepse ke punuar me tokën. Rëndësia e tokës njihet mirë për personat në atë krahinë. Për të folur për disa nga personat, na thatë që Qazim Idrizi ishte komshiu juaj në Llanishtë. Për sa kohë e keni njohur Qazim Idrizin?

Avokati:Ju na shpjeguat se si Enver Axhami organizoi kidnapimin, sulmin ndaj jush? A është e saktë kjo? A është e drejtë të thuhet se keni pasur edhe telashe tjera, jo veç problemin me tokën? Pra probleme të shumta me familjen Axhami.

Agim Idrizi: Ai thotë se unë kam qenë shpiun i Sali Brutit, kurrë sjam kanë.

Avokati: Së pari ju ka akuzuar se i keni vjedh drutë? A është e saktë se ju e keni akuzuar atë se ai ju ka vjedhë lopët?

Agim Idrizi: Sulë Axhami, me Hysen Axhamin, i kanë vjedh lopët në komunë të Kaçanikut. Ma kanë vjedh një mëzat edhe mua.

Avokati: Më vjen keq ta dëgjoj këtë, por a është e drejtë të thuhet se kushërinjtë e Enver Axhamit e kanë sulmuar vëllaun tuaj për një periudhë të gjatë kohore? A është e drejtë të thuhet se edhe përpara se të fillonte lufta, familja Axhami dëshironte të të rrëmbente ty, sepse këtë ua keni thënë hetuesve? A është përpjekur që ai ta kidnapojë vëllaun tuaj më të ri Adilin?. 

(Kosova Sot Online )