Përfundon hartimi i Udhëzimit Administrativ që u hap rrugë zgjedhjeve në veri, Krasniqi publikon versionin final

  • E.K /
  • 05 September 2023 - 13:45
Përfundon hartimi i Udhëzimit Administrativ që u hap rrugë zgjedhjeve në veri, Krasniqi publikon versionin final

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se ka përfunduar hartimi i Udhëzimit Administrativ për iniciativën e qytetarëve për largimin e Kryetarit të Komunës nga funksioni, që do t’u hapte rrugë zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas Krasniqit, Udhëzimi ka për qëllim përcaktimin e procedurës së inicimit, organizimit dhe dorëzimit të iniciativës së qytetarëve për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni, në pajtim me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale.

Ky udhëzim jep mundësinë e zbatimit praktik të një të drejtë të garantuar nga ligji për vetëqeverisje lokale. E drejtë kjo që siguron ushtrimin e vullnetit qytetar në raport me Kryetarin e Komunës, të cilin e zgjedhin drejtpërdrejtë vetë qytetarët”, ka shkruar Krasniqi, derisa ka publikuar edhe draftin final.

(Kosova Sot Online)