Arrestohet një person dhe parandalohet kontrabandimi me mallëra, policia ia dorëzon pijet alkoolike e gjëra tjera Doganës së Kosovës

  • E.K /
  • 08 September 2023 - 11:51
Arrestohet një person dhe parandalohet kontrabandimi me mallëra, policia ia dorëzon pijet alkoolike e gjëra tjera Doganës së Kosovës

Policia e Kosovës ka ndaluar një person në veri të Mitrovicës, pasi i njëjti, në raste të ndryshme, ka tentuar të kontrabandojë mallra, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas fotografive që ka publikuar Policia e Kosovës, shihet se kontrabandimi është bërë me vetura, pije alkoolike e gjëra tjera.

Kurse, mallrat e konfiskuara së bashku me mjetet sipas procedurave iu janë dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtejme.

Si rezultat i punës dhe angazhimeve të përbashkëta, policia thotë se është arrestuar një person i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)