Grabitje në një pompë derivatesh, personat ishin të maskuar e të armatosur

  • S.A /
  • 09 September 2023 - 08:55
Grabitje në një pompë derivatesh, personat ishin të maskuar e të armatosur

Tre persona të armatosur dhe të maskuar, dyshohet se kanë kryer një grabitje në një pompë të derivateve në Rrugën “Mon Balaj’ në Prishtinë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Policia ka njoftuar se të dyshuarit kanë grabitur nën kërcënimin e armës nga viktimat afro 800 euro.

“Ankuesit kanë njoftuar policinë se derisa ishin në vendin e punës në një pompë derivatesh, aty kanë hyrë tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës së shkurtë kanë grabitur 770 euro. Të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar me një veturë”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës. Sipas Policisë rasti po hetohet.

(Kosova Sot Online )