Flasin dëshmitarët e mbijetuar për tmerrin e tërmetit në Marok: S’kemi parë kurrë diçka të tillë

  • S.A /
  • 09 September 2023 - 12:30
Flasin dëshmitarët e mbijetuar për tmerrin e tërmetit në Marok: S’kemi parë kurrë diçka të tillë

“Ishte një tmerr i vërtetë”, tha Rida Fakhar, një gazetar marokien, i cili ndodhej në Marrakesh në momentin kur tërmeti goditi vendin mbrëmjen e së premtes, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ai tha se ishte shumë më i fuqishëm se çdo tërmet që ka ndodhur më parë në Marok, një vend ku lëkundjet sizmike janë relativisht të rralla.

“Ishte shumë i fortë, nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë. Disa njerëz në qytet e kaluan natën duke fjetur në rrugë nga frika e shembjes së ndërtesave të tyre”, tha Fakhar.

Një nga problemet kryesore të grupeve të kërkim-shpëtimit është se epiqendra e tërmetit është në një terren të vështirë dhe rrugët janë shkatërruar.

“Ka kaq shumë fshatra rreth maleve të Atlasit që janë të vështira për t’u arritur”, tha ai.

Por gazetari u shpreh se ishte i bindur se autoritetet marokene kishin burimet e nevojshme për të kryer përpjekjet e kërkimit, shpëtimit dhe rikuperimit, pavarësisht ndihmës të ofruar nga Kombet e Bashkuara.

(Kosova Sot Online )