KRU “Prishtina” paralajmëron aksion të madh të shkyçjeve në këtë komunë

  • E.K /
  • 12 September 2023 - 13:46
KRU “Prishtina” paralajmëron aksion të madh të shkyçjeve në këtë komunë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka paralajmëruar aksion të madh të shkyçjes në Komunën e Obliqit, që kanë borxhe të mëdha të shërbimeve të ujit dhe konsumatorët illegal, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ky aksion do të fillojë nga ora 10:300, ku në këtë aksion do të asistoj edhe Policia e Kosovës.

“Nesër 13 shtator 2023, e mërkurë duke filluar nga ora 10:30 do të kemi aksion të madh me disa ekipe të shkyçjes dhe inspektorë , me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha në komunën e Obiliqit. Në këtë aksion do të asistoj edhe Policia e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)