Policia në Pejë identifikon mbi 130 automjete me regjistrim të skaduar

  • E.K /
  • 15 September 2023 - 15:19
Policia në Pejë identifikon mbi 130 automjete me regjistrim të skaduar

Dega e Policisë së Kosovës në Pejë ka identifikuar mbi 130 vetura me regjistrim të skaduar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka treguar se identifikimin e tyre e ka bërë përmes veturave me pajisje inteligjente.

Njoftimi i plotë:

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor DRP Pejë, nga data 11.09.2023 ka filluar aktivitetin e tyre me vetura zyrtare me pajisje inteligjente. Dhe gjatë këtyre tri ditëve ka arrit ti identifikoi dhe të procedoi sipas ligjit mbi rregullat në komunikacion mbi 130 kundërvajtës, dhe atë për skadim te regjistrimit te automjeteve.

Ndërsa në përgjithësi nga data 01.09.2023 e deri me datë 14.09.2023, njësia policore në fjalë dhe stacionet policore në kuadër të Drejtorisë rajonale të Policisë në Pejë, kanë shqiptuar rreth tremijë (3000) flet gjoba për kundërvajtësit në trafikun rrugor.

Aktivitete dhe detyra të shumta policore, që janë të planifikuara në kuadër të Njësisë rajonale të komunikacionit rrugor në Pejë, do të vazhdojnë në mënyrë intensive në ditët në vijim, pa asnjë tolerim ndaj secilit kundërvajtës. Krejt kjo në të mirë të rregullimit të komunikacionit, si dhe parandalimit të aksidenteve. Pasi që gjatë muajve që kemi lënë pas aksidentet në komunikacion nuk ishin të paktë me ketë edhe dëmet, lëndimet trupore por edhe humbje jete.

Drejtoria Rajonale e Policisë ne Pejë, apelon tek te gjithë pjesëmarrësit ne komunikacion te respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit.

(Kosova Sot Online)