Këshilltari i Haxhiut sulmom Gjykatën Kushtetuese: Po i neglizhon rastet, po e pamundësohet jetësimi i Vettingut dhe i Byrosë

  • S.A /
  • 16 September 2023 - 09:04
Këshilltari i Haxhiut sulmom Gjykatën Kushtetuese:  Po i neglizhon rastet, po e pamundësohet jetësimi i Vettingut dhe i Byrosë

Vettingu në sistemin e drejtësisë dhe Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar janë top prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Këtë e ka ripërsëristur  këshilltari i ministres Albulena Haxhiu, Genc Nimoni.

E për t’i jetësuar këto, pengesë po bëhet Gjykata Kushtetuese pasi këto raste nuk po i trajton me prioritet. Vonesat për Nimonin janë të papranueshme, teksa ka bërë thirrje këtij institucioni që të bashkëpunojë me këtë dikaster për reformim të sistemit të drejtësisë.

“Vettingu e dini që ka qenë një ndër top-prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë dhe më thënë të drejtën ne ashtu e kemi konsiderua qysh nga dita e parë, si rezultat mund të konsideroj që është finalizimi i amendamenteve kushtetuese, të cilat tashmë janë në Gjykatë Kushtuese”, u shpreh Nimoni.

“Fatkeqësisht janë mbi 6 muaj që Gjykata Kushtetuese e ka në sirtar këto amendamente kushtetuese, ju e dini se duhet kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i ka dërgua ato në Gjykatë për me e pa nëse janë në përputhje me kapitullin 2 apo siç e quajmë, nëse këto amendamente pakësojnë të drejtat e njeriut, po besoj që shumë shpejtë do të duhej me dal një vendim i Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë çështje dhe kjo i hap rrugë tutje edhe finalizimit të projektligjit edhe themelimit të mekanizmit të jashtëm siç është parapa për Vetingun e niveleve të larta dhe përfundimin e këtij procesi”, u shpreh tutje Nimoni.

Krahas Vettingut, Nimoni ka deklaruar se janë në pritje të Kushtetueses edhe për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar. Thotë se ky Projektligj është bërë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

“Në shkurt të këtij viti ka qenë miratimi final i projektligjit, tash me thënë ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar, ajo është bërë një përputhje me rekomandimet e komisionit të Venecias, ne kemi dy opinione të komisionit të Venecias dhe kemi integrua të gjithat rekomandimet e tyre dhe është në përputhje me ato standarde, pasi është miratuar në kuvend, nëse nuk gaboj deputetët e Partisë Demokratike e kanë dërgu ligjin në Gjykatën Kushtetuese, e kanë dërgu në fillim të muajit mars dhe tashmë kemi më shumë se 6 muaj që dhe ky projektligj është për trajtim në Gjykatën Kushtetuese edhe këtu jemi në pritje”, ka deklaruar Nimoni.

Vonesat në shqyrtimin e lëndëve nga Gjykata Kushtetuese, Nimoni i quan neglizhencë të këtij institucioni.  

“Ka qenë një maratonë e formimit në këtë sistem ato u dërguan nga opozita në Gjykatën Kushtetuese dhe ishte një pritje maratonike, më shumë se 9 muaj deri sa Gjykata Kushtetuese vendosi për atë reformim, e shpalli të pavlefshëm ligjin në tërësi, ne kemi tash arsyet dhe përshtypjet tona, ajo që është faktike është që mori kohë më shumë se 9 muaj që ta trajtonin një projektligj disa faqesh dhe për ne natyrisht se është neglizhencë, nuk do të hyj aty a është e qëllimshme a bëhet nga interesat e klane apo individëve të caktuar”, u shpreh Nimoni.

Nimoni ka kërkuar nga institucioni më i lartë në vend që të ketë bashkëpunim me MD-në, pasi thotë se nuk do të ndalen deri në reformimin e sistemit të drejtësisë, raporton EO.

“… Gjykata Kushtetuese si institucion i veçantë do duhej ta kenë është një bashkëpunim, kooperim dhe në fund një rezultat të përbashkët në reformimin e sistemit të drejtësisë, gjithmonë me interes të vetë sistemit dhe të shërbimit për qytetarët, ne jemi duke u munduar me e bë atë dhe do ta bëjmë, sepse kemi edhe vullnetin edhe gatishmërinë por edhe përkushtimin serioz dhe nuk do të ndalemi, do të vazhdojmë me reformimin ashtu siç jemi zotu edhe para qytetarëve por edhe siç kemi vendos në objektivat tona”, ka thënë Nimoni.

(Kosova Sot Online )