Mësuesi nga Kosova ishte përfshirë në një përleshje me policët serbë më 1989

  • A.P /
  • 17 September 2023 - 14:27
Mësuesi nga Kosova ishte përfshirë në një përleshje me policët serbë më 1989

Veterani i arsimit, Maliq Luzha ishte përfshirë në një përleshje të ashpër me grushte në ballafaqim me policët serbë në Ferizaj në vitin 1989, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Video e përleshjes së tij me policët serbë para luftës, po qarkullon sërish këto ditë në rrjetin social “X”, ish-Twitter.

Në kohën kur shqiptarët kishin marrë guximin të demonstronin pakënaqësitë e tyre me regjimin serb, njëri prej tyre kishte gjetur guximin edhe që t’i kundërvihej dhunës.

Ai shihet në video teksa grushton disa herë policët serbë. Më pas, të shumtë në numër, ata e rrahin dhe e dërgojnë në stacionin policor.

(Kosova Sot Online)