Autobusi rozë në Prishtinë: Kush e bën monografinë, në tetor udhëtojnë falas me “Trafikun Urban”

  • E.K /
  • 18 September 2023 - 12:58
Autobusi rozë në Prishtinë: Kush e bën monografinë, në tetor udhëtojnë falas me “Trafikun Urban”

Autobusi me ngjyrë rozë ka filluar qarkullimin të hënën në Prishtinë,përcjell “Kosova Sot Online”.

Nisja është bërë në rrugën “Luan Haradinaj”, e gjithë kjo në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit.

Drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku bëri të ditur se shërbimi i mamografisë do të ofrohet falas në tri Qendrat e Mjekësisë Familjare: në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, atë të lagjes “Dardania” dhe në QMF “Veternik”.

Kryeshefi ekzekutiv i “Trafikut Urban”, Burim Maraj tha se ë gjithë që bëjnë monografinë në tetor udhëtojnë falas me “Trafikun Urban”.

(Kosova Sot Online)