Avokati i familjes së trevjeçarit: Edukatoret po qëndrojnë në stacion policor

  • E.K /
  • 19 September 2023 - 13:14
Avokati i familjes së trevjeçarit: Edukatoret po qëndrojnë në stacion policor

Avokati, Nasuf Hasani është deklaruar rreth rastit të rrahjes së tre vjeçarit në kopshtin “Gëzimi ynë”, në Fushë Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Si përfaqësues i familjes së trevjeçarit, avokati tha se kanë dhënë intervistë në polici rreth ngjarjes.

“Ne sapo e dhamë një intervistë rreth ngjarjes, prindi i fëmiut. Siç u pa edhe në videot që janë postuar pa asnjë mëdyshje që punëtorët e kopshtit kanë kryer vepër penale për neve. Konsiderojë që është dashur ta denoncojnë këtë rast. Edhe përkundër asaj që drejtoria e kopshtit ka qenë konstruktive në këtë rast”, ka thënë ai.

Ai deklaroi se edukatoret janë ende në stacion policor.

“Janë marrë në intervistë. Ato qëndrojnë në stacionin policor. Sipas të dhënave që kemi këto dëshmitë që i kanë mbledhur do t’i dërgojnë në Prokurori, pastaj prokurori vendos sa i përket veprën penale. Për neve nuk është kontestueshme. Së paku konsiderojmë që i kanë bërë tri vepra penale”, tha ai.

(Kosova Sot Online)