
Lexoni edhe:
Manchester United në aksion, përgatitë ofertën e lartë për yllin e Bayernit
Një vrasje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Banjë të Malishevës, ku një person është gjetur i vdekur, kurse i dyshuari është dorëzuar në polici, transmeton "Kosova Sot Online".
Lidhur me rastin është deklaruar Prokuroria Themelore në Gjakovë, ku bashkëpunëtori profesional, Hekuran Batusha ka thënë se i dyshuari është ndaluar për 40 orë.
“Brenda afatit ligjor do të bëhet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, tha Batusha.
Manchester United në aksion, përgatitë ofertën e lartë për yllin e Bayernit
Lexoni edhe:
Siç raporton sot televizioni Klan Kosova, dyshohet se motivi që ka çuar deri tek vrasja, është një çështje në lidhje me punën që e kanë bërë viktima dhe dorasi.
Zëdhënësi i policisë, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar , se informatat për vrasjen i kanë marrë rreth orës 7:15.
Elezaj ka treguar se vrasja ka ndodhur në fshatin Banjë të Malishevës.
Ai ka thënë se vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, kurse i dyshuari është dorëzuar në Stacionin Policor në Malishevë.
(Kosova Sot Online )