Manchester United në aksion, përgatitë ofertën e lartë për yllin e Bayernit

  • S.A /
  • 20 September 2023 - 11:07
Manchester United në aksion,  përgatitë ofertën e lartë për yllin e Bayernit

Bayern Munich dhe Manchester United do të përballen në ndeshjen kryesore të mbrëmjes në xhiron e parë të Ligës së Kampionëve. Ky duel do të zhvillohet në stadiumin Allianz Arena në Munich, ku përballë njëra tjetrës do të jenë dy gjigantë evropianë, transmeton "Kosova Sot Online".

Megjithatë drejtuesit e dy skuadrave kanë pasur një takim para përballjes së mbrëmjes në Allianz Arena. Djajtë e Kuq janë të interesuar për transferimin e sulmuesit gjerman Serge Gnabry në Old Traford.

Erik Ten Hag e pëlqen shumë sulmuesin gjerman për faktin se ai mund t’i luaj disa pozita në repartin ofensivë dhe dëshiron transferimin e tij.

28-vjeçari nuk ka një pozitë fikse si titullar te Bayerni dhe mund ta mendoj rikthimin në elitën e futbollit anglez.

Lexo po ashtuSerge Gnabry përfundon në listën e dëshirave të Barcelonës

The Mirror ka raportuar se Djajtë e Kuq kanë bërë një ofertë prej 58 milionë eurove për gjermanin, ofertë që po konsiderohet nga Bayerni. Në rast se Bayern e pranon ofertën, atëherë Gnabry do t’i bashkohej gjigantit anglez në janarin e vitit 2024. 

(Kosova Sot Online )