Hapet thirrja për subvencionimin e pajisjeve efiçente për ngrohje, ky është linku

  • S.A /
  • 22 September 2023 - 12:17
Hapet thirrja për subvencionimin e pajisjeve efiçente për ngrohje, ky është linku

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se kanë hapur thirrjen për subvencionimin e pajisjeve efiçente për ngrohje, transmeton "Kosova Sot Online".

Ajo tha se prioritet u është dhënë familjeve në mbështetje të asistencës sociale (kategoria I & II), si dhe prindërve vetushqyes.

“Sapo kemi hapur thirrjen e re për subvencionim të pajisjeve efiçente për ngrohje me përkrahje të Bashkimit Evropian.

Nga kjo thirrje mund të përfitojnë të gjitha familjet e përkrahje të veçantë u kemi dhënë familjeve në mbështetje të asistencës sociale (kategoria I & II), si dhe prindërve vetushqyes.

Ju ftojmë të aplikoni për të përfituar nga subvencioni dhe për të ulur faturat e energjisë!

 Linku për aplikim: https://rks-gov.net/Service/32 

 Më shumë info: https://me.rks-gov.net/shpallje-2/ “, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online )