Osmani, Finerit: Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës do ta mundësojë rifillimin konstruktiv të dialogut

  • E.K /
  • 22 September 2023 - 14:33
Osmani, Finerit: Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës do ta mundësojë rifillimin konstruktiv të dialogut

“Kosova ka ndërmarrë hapa për të depërshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës dhe është e përkushtuar të punojë me aleatët, në veçanti me ShBA, për të adresuar sfidat e sigurisë”, transmeton "Kosova Sot Online".

Kështu ka thënë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë një takimi me Zëvendëskëshilltarin për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jon Finer.

“Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës do ta mundësojë rifillimin konstruktiv të dialogut, teksa roli i ShBA-së është përcaktues në dialog”, ka theksuar presidentja Vjosa Osmani.

(Kosova Sot Online)