Bali Muharremaj flet për raportimet se do të kalojë në VV

  • S.A /
  • 23 September 2023 - 08:57
Bali Muharremaj flet për  raportimet se do të kalojë në VV

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, iu ka dhënë fund spekulimeve se ai do t’i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje, transmeton "Kosova Sot Online".

Ai ka thënë se në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës do të vazhdojë të mbetet deri në frymën e fundit. “Unë i respektoj të gjitha partitë politike, është sistem demokratik, mund të flasin çka të duan. Unë jam me një familje të madhe edhe familjen që kanë Muharremaj me 7 vëllezër, por edhe familjen AAK që është një parti shtet-formuese.

Jam në AAK, kam qenë dhe do të vazhdojë të jem deri në frymën e fundit për arsye se e dua dhe është mirë që çdo parti të ketë njerëz konkret dhe praktik për të çuar këtë vend përpara”, është shprehur Muharremaj.

(Kosova Sot Online )