I vodhën veshje e këpucë marke me vlerë një personi, arrestohen dy të rinjtë në Durrës

  • E.K /
  • 23 September 2023 - 11:39
I vodhën veshje e këpucë marke me vlerë një personi, arrestohen dy të rinjtë në Durrës

Janë identifikuar dy persona, që kryen një vjedhje tri ditë më parë në Durrës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e tyre, pasi i vodhën me dhunë një shtetasi, mallra me vlerë 742 000 lekë të rinj.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sendet e vjedhura, 2 telefona dhe automjeti i përdorur nga autorët për t’u larguar pas vjedhjes.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “The end”, për zbardhjen e një vjedhjeje të kryer më dhunë, 3 ditë më parë.

Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas që i vodhën me dhunë një shtetasi, mallra me vlerë 742 000 lekë të rinj.

Sekuestrohen sendet e vjedhura, 2 celularë dhe automjeti i përdorur nga autorët për t’u larguar pas vjedhjes.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, pas kallëzimit të bërë nga një shtetas, për vjedhjen me dhunë të 2 pakove me sende me vlerë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “The end”, për zbardhjen e rrethanave të vjedhjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i punës profesionale hetimore, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:

Gj., 27 vjeç, banues në Durrës dhe A. Gj., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, 3 ditë më parë, në lagjen nr. 14/1, Durrës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vjedhur me dhunë një shtetasi, 2 pako me sende personale (këpucë dhe veshje marke), me vlerë 742 000 lekë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sendet e vjedhura, 2 telefona dhe automjeti i përdorur nga autorët për t’u larguar pas vjedhjes.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta 2 shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)