Austria: Dënojmë fuqishëm sulmin kundër policëve të Policisë së Kosovës në veri të Kosovës

  • A.P /
  • 24 September 2023 - 17:12
Austria: Dënojmë fuqishëm sulmin  kundër policëve të Policisë së Kosovës në veri të Kosovës

Sulmin në veri ku është vrarë një polic i Kosovës,  e ka dënuar Ministria e jashtme e Austrisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

MPJ-ja austriake ka kërkuar që autorët e krimit të mbajnë përgjegjësi dhe të sillen para drejtësisë.

”Dënojmë fuqishëm sulmin e tmerrshëm kundër policëve të Policisë së Kosovës në veri të Kosovës. Dhuna duhet të ndalet menjëherë, autorët duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të sillen para drejtësisë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)