Braçe: Vuçiq ka për detyrim igjor t’i dorëzojë dy terroristët, kriminelët që vrasin policë nuk strehohen e mbrohen

  • E.K /
  • 25 September 2023 - 09:32
Braçe: Vuçiq ka për detyrim igjor t’i dorëzojë dy terroristët, kriminelët që vrasin policë nuk strehohen e mbrohen

Deputeti dhe ish-zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, ka thënë se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka detyrim ligjor që të dorëzojë menjëherë “dy terroristët që ka strehuar në Spitalin e Novi Pazar”, përcjell "Kosova Sot Online".

Sipas mediave serbe, dy prej serbëve që sulmuan Policinë e Kosovës, po trajtohen në Spitalin e Përgjitshëm në Novi Pazar të Serbisë.

“VUÇIÇ ka për detyrim ligjor të dorezojë menjëherë dy terroristet që ka strehuar në SPITALIN E NOVI PAZAR! Kudo në bote kriminelët që vrasin POLICE, dorëzohen në vendin ku kryen krimin, nuk strehoen, nuk mbrohen!”, ka shkruar Braçe në platformën “X”.

(Kosova Sot Online)