Ja çfarë u dëgjua Kurti duke i thënë Emisarit gjerman në takim

  • S.A /
  • 25 September 2023 - 12:17
Ja çfarë u dëgjua Kurti duke i thënë Emisarit gjerman në takim

ZKM ka ndarë pamjet nga takimi mes kryeministrit Kurti dhe emisarit gjerman, Manuel Sarrazin. Në këtë video dëgjohet Kurti duke thënë se tash është e rëndësishme që të garantohet siguria, transmeton "Kosova Sot Online".

“Shumë gjëra do të zgjidhen përgjatë hetimit, 6 persona janë ndaluar.”

“Tani jemi më të fokusuar në garantimin e sigurisë dhe ligjshmërisë për të gjithë sepse këto lloj strukturash e rrezikojnë këdo”, tha Kurti.

Kjo vizitë e Sarrazin vjen pas sulmit të djeshëm ndaj Policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë një polic, një u plagos dhe dy u lënduan. 

(Kosova Sot Online )