Xhelal Sveçla: Armatimet që gjetëm kapin vlerën e 5 milionë eurove

  • E.K /
  • 26 September 2023 - 15:48
Xhelal Sveçla: Armatimet që gjetëm kapin vlerën e 5 milionë eurove

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka folur në lidhje me situatën në veri të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se armatimet që gjetën kapin vlerën e 5 milionë eurove.

Sveçla tha se armatimet janë të prodhimit 2021 dhe 2022.

“Dje kemi pasqyruar një pjesë të armatimit të kapur. Armët nuk mund të gjenden në treg të zi, janë armë të ushtrisë serbe, janë të prodhimit 2021. Ka mina që janë prodhuar në vitin 2022. Nuk janë mbetje të luftërave të vitit ’90. Vlera e gjithë armatimit të gjetur është rreth 5 milion euro. Askush nuk mund ta mbuloj një armatim të tillë”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)