Baerbock: Serbia në veçanti duhet të bëjë thirrje pa mëdyshje për heqjen dorë nga dhuna

  • A.P /
  • 26 September 2023 - 18:06
Baerbock: Serbia në veçanti duhet të bëjë thirrje pa mëdyshje për heqjen dorë nga dhuna

Pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Veri, të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për rolin e tyre për paqe, ka dekaruar kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo në një reagim të bërë para pak minutash ka thënë se në situatën e tensionuar në Ballkanin Perëndimor, përgjegjësia matet me atë që palët do të bëjnë për të de-përshkallëzuar situatën.

Këtu shefja e diplomacisë gjermane ka veçuar Serbinë, duke thënë Beogradi zyrtar duhet të bëjë thirrje pa dyshim për heqje dorë nga dhuna.

“Pas sulmit ndaj policisë në Kosovë, të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për rolin e tyre në paqe. Në situatën e tensionuar në Ballkanin Perëndimor, përgjegjësia matet me atë që bëni për de-përshkallëzimin. Serbia në veçanti duhet të bëjë thirrje pa mëdyshje për heqjen dorë nga dhuna”, ka thënë Baerbock.

(Kosova Sot Online)