Krasniqi i PDK-s për ngjarjet në Veri: Të nis një hetim ndërkombëtar emergjent që do të vërtetojë përfshirjen e shtetit serb

  • S.A /
  • 28 September 2023 - 12:26
Krasniqi  i PDK-s për ngjarjet në Veri: Të nis një hetim ndërkombëtar emergjent që do të vërtetojë përfshirjen e shtetit serb

Krasniqi për ngjarjet në Veri: Të nis një hetim ndërkombëtar emergjent që do të vërtetojë përfshirjen e shtetit serb, transmeton "Kosova Sot Online".

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, gjatë seancë së sotme ka folur për situatën e krijuar së fundi në Veri të Kosovën. Ai th a se e mbështesin rezolutën e deputetëve për të dënuar sulmin terrorist ndaj Kosovës.

“Andaj, mbështesim propozimin për një rezolutë të përbashkët të deputetëve të Kosovës për të dënuar sulmin terrorist ndaj vendit tonë. Sot para së gjithash, nuk do të flasim për betejat e brendshme politike sepse e kemi një temë të rëndësishme përpara, Kosovën, shtetin tonë. Ksoova sot është nën sulm dhe ne të gjithë, pa përjashtim, duhet të jemi në krye të detyrave dhe përgjegjësive tona”, tha ai.

Krasniqi deklaroi se mposhtja e grupit terrorist në Banjskë nuk është përfundimi i synimeve të Serbisë karshi Kosovës.

“Mposhtja e grupit terrorist në Banjskë të Zveçanit nuk është përfundimi i qëllimeve dhe synimeve të Serbisë karshi Kosovës, e që është destabilizimi i skajshëm i vendit tonë. Për mua dhe për PDK është krejtësisht e qartë se organizmi dhe orkestrimi i sulmit terrorist mbi Republikën tonë adresën kryesore e ka në Beograd. Konfirmimi i përfshirjes së Milan Radojiçiqit në këtë aksion, armatimi i sofistikuar dhe i shumtë i terroristëve, strehimi më pas i tyre në Serbi, lartësimi i tyre si heronj nga institucionet zyrtare të Serbisë, përfshirë shpalljen e ditës së djeshme si ditë zie tregojnë për lidhjen e fortë të këtij grupi terrorist me shtetin serb”, tha ai.

Krasniqi tha se Kosova duhet të kërkojë ekstradimin e terroristëve

“Në këtë aspekt, kërkojmë mbështetjen e aleatëve ndërkombëtarë, që duhet t rrisin presionin mbi Serbinë për t’i dorëzuar ata sepse ata duhet të marrin dënimin e merituar për krimin që realizuan në Kosovë. Heroi i ynë i rënë, reshteri Afrim Bunjaku meriton drejtësi dhe është detyra jonë morale që të sigurojmë përgjegjësit që të përballen me pasoja”, tha Krasniqi.

Kreu i PDK’së tha se kanë ofruar mbështetjen për të gjitha institucionet e sigurisë.

“Si PDK i kemi ofruar mbështetjen tonë të plotë të gjitha institucioneve të sigurisë në përbalje me këtë situatë, objektivi ynë duhet të jetë që ta mbrojmë atdheun dhe të garantojmë sigurinë e secilit qytetar pa dallim”, deklaroi Krasniqi.

Sipas tij, në këtë periudhë duhet që të gjithë faktorët politikë të qëndrojnë së bashku në mbështetje të Kosovës.

“Në këtë periudhë është thelbësore që të gjithë faktorët poliitke, veçanërisht ata shiqptarë, të qëndrojnë së bashku në mbështetje të vendit tonë. Do të vijë koha edhe për beteja të brendshme, por është koha sot për solidaritet dhe si parti shtetndëruese e shtetformuese, PDK është e përkushtuar që interesat e shtetit dhe qytetarëve t’i vë në mbi të gjitha”, tha ai.

Krasniqi i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të nisë një hetim ndërkombëtar emergjent për të vërtetuar përfshirjen e  shtetit serb në sulmin terrorist mbi Kosovën.

Sipas tij pa u zbardhur e vërteta e këtij rasti Serbia nuk mund të jetë palë e besuar në asnjë lloj proces përpara.

“Sot poashtu i bëjmë komunitetit ndërkombëtar që të nisë një hetim ndërkombëtar emergjent për të vërtetuar përfshirjen e  shtetit serb në sulmin terrorist mbi Kosovën. NE tashmë të gjithë e dimë, por duam me fakte që të bindet edhe bashkësia ndërkombëtare, sepse pa u zbardhur e vërteta e këtij rasti Serbia nuk mund të jetë palë e besuar në asnjë lloj proces përpara”, tha ai në Kuvend. 

(Kosova Sot Online )