Mourinho i zhgënjuer, flet për startin e dobët të Romës këtë sezon

  • S.A /
  • 29 September 2023 - 09:19
Mourinho i zhgënjuer,  flet për startin e dobët të Romës këtë sezon

Roma e Jose Mourinhos e ka nisur shumë keq sezonin e ri në Serie A, transmeton "Kosova Sot Online".

Pas gjashtë ndeshjeve, Roma gjendet në vendin e 16-të me vetëm pesë pikë të grumbulluara. E trajneri portugez ka folur në lidhje me këtë start të dobët të ekipit të tij.

“Është e vërtetë që është fillimi më i keq i sezonit për Romën dhe për mua si trajner. Por, është gjithashtu e vërtetë se Roma nuk ka pasur rastin të luajë kurrë në dy finale evropiane radhazi”, u shpreh ai.

Roma ka luajtur para dy sezoneve në finalen e Ligës së Konferencës ndaj Feyenoordit në “Air Albania” në Tiranë, duke e fituar atë. Kurse, sezonin e kaluar luajti në finalen e Ligës së Evropës, duke humbur nga Sevilla pas penalltive. 

(Kosova Sot Online )