“Lista Serbe” dhe kriminelët e saj i kanë përmbushur elementet e veprës penale në Kosovë

“Lista Serbe” dhe kriminelët e saj i kanë përmbushur elementet e veprës penale në Kosovë
“Lista Serbe” dhe kriminelët e saj i kanë përmbushur elementet e veprës penale në Kosovë

Muhamet Kelmendi

  • 29 September 2023 - 07:59

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Lista Srpska doli në mbrojtje të bandës terroriste dhe shpalli edhe tre ditë zie për komunitetin serb të Kosovës. Serbia e shpalli datën 27 shtator ditë zie në Serbi. Kështu u tregua qe Lista Srpska është organizatore e terrorit në Kosovë. Ligjërisht, faktet e tilla tregojnë se ky organizim i “Listës Serbe” është kriminal dhe se shteti i Kosovës kërkohet të vepron me forcën e vetë ligjore. Së pari, duke e shpallur antikushtetuese “ Listën Serbe”dhe duke e ndaluar me ligj punën dhe së dyti, duke i ndjekur, kapur dhe arrestuar kriminelët e “ Listës Serbe”. Bazat për këto dy masa juridiko-ligjore ekzistojnë.

-Vetë formimi i i Listës Serbe” është një akt kriminal dhe ka qenë e pritshme që do të vepron kundër shtetit të Kosovës.

Ky subjekt është formuar nga krimineli i luftës Aleksandër Vuçiq dhe vepron nën udhëheqjen dhe kryen punë në bazë të urdhrave të Beogradit. “Lista Serbe” nga formimi ka kryer punë kriminale dhe antiligjore. Veprimet e këtij organizimi kriminal janë:

1. Mos njohja dhe refuzimi kategorik, qoftë edhe me forcë, i shtetit të pavarur të Kosovës. 2. Kryerja e veprimeve kriminale dhe të dënueshme me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Ato konsistojnë:

a. Vrasjet e policëve dhe të politikanëve që nuk janë me synimet shoviniste. b. Bllokimet e rrugëve, të shesheve nëpër Kosovë, sidomos në veri të saj. c. Sulmet me granata të dorës, me armë të rënda të policisë së Kosovës. d. Lidhjet e pandërprera me kriminelët e pushtetit në Beograd. e. Kultivimi dhe shitja e drogës. f. Vjedhje dhe kontrabandë me mallra dhe me mjete të ndaluara. g. Refuzimi me forcë i pushtetit, duke u larguar dhe mos u nënshtruar organeve të shtetit.

h. Kërcënimi me forcë të dhunës për mbajtjen e zgjedhjeve dhe

i. Qëllimi i “ Listës Serbe” për të ndarë me forcë veriun nga Kosova dhe bashkimin e saj me shtetin serb. 4. Mos regjistrimi pranë organeve kompetente në Republikë. 5. Lidhshmëritë politike, juridike dhe ushtarake me Beogradin. 6. Pikësynimi ndarja dhe copëtimi i Kosovës me mjete të dhunës. 7. Organizimi luftarak dhe bashkëpunimi e sjellja e bandave të “Vrangelit” rus në veri të Kosovës. Tash i dhanë ultimatum Kosovës. Ultimatumi është:

" Ftohet Kosova dhe organet e të ashtuquajturës Republikë që t'i ndalin veprimet kriminale kundër serbëve (...). Në të kundërtën, do të veprohet me të gjitha format për të ruajtur qenien tonë serbe në Kosovë dhe në Metohi". Më qartë se ky deklarim terrorist nuk ka.

Si rrjedhojë e saj, nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq, u fut me shumë armë dhe me diversantët terrorist, në veri të Kosovës.

Në pritë e vranë Afrim Bunjakun dhe plagosën dy policë të tjerë.

Njësitet policore vepruan me shpejtësi. Shumë nga grupi terrorist u likuiduan. Të tjerët u arratisën. U gjet arsenal i madh armësh në manastirin e Bajnskës, të Zveçanit. Lista Srpska doli në mbrojtje të bandës terroriste dhe shpalli edhe tre ditë zie për komunitetin serb të Kosovës. Serbia e shpalli datën 27 shtator ditë zie në Serbi.

Kështu u tregua qe Lista Srpska është organizatore e terrorit në Kosovë.

Ligjërisht, faktet e tilla tregojnë se ky organizim i “Listës Serbe” është kriminal dhe se shteti i Kosovës kërkohet të vepron me forcën e vetë ligjore. Së pari, duke e shpallur antikushtetuese “ Listën Serbe”dhe duke e ndaluar me ligj punën dhe së dyti, duke i ndjekur, kapur dhe arrestuar kriminelët e “ Listës Serbe” . Bazat për këto dy masa juridiko-ligjore ekzistojnë. Dënimet janë të rënda. Sipas Kodit Penal të Kosovës, nenet 100-128, për veprat penale të tradhtisë apo të copëtimit të Republikës dhe të armatimit kriminal për të ndarë ndonjë pjesë të shtetit, si dhe veprime terroriste tjera, dënimi shkon deri me burg të përjetshëm. Elementet e veprës penale të tillë i ka përmbushur kjo listë dhe vetë anëtarët e udhëheqësit e saj për të marrë këto dënime.

Mos veprimi nuk ka të bëjë me ligj, por me qëndrime politike.

Kjo është antiligjore dhe shumë rrezikshme për Republikën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".