Radojiçiq sot do t’i drejtohet publikut, letrën ia lexon avokati i tij

  • S.A /
  • 29 September 2023 - 12:14
Radojiçiq sot do t’i drejtohet publikut, letrën ia lexon avokati i tij

Goran Petronijeviq, në cilësinë e përfaqësuesit të nënkryetarit të Listës Srpska, terroristit Milan Radojiçiq, sot në një konferencë për media do t’u drejtohet mediave, transmeton "Kosova Sot Online".

Konferenca për media do të fillojë në ora 14:00 dhe do të mbahet në Qendrën Mediale në Beograd.

Me atë rast, Petronijeviq do të lexojë fjalimin e Milan Radoiçiqit për publikun, raporton Danas. Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka publikuar një video shfaqte Radojiçiqin bashkë me grupin terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës. Më pas, u raportua se Radojiçiq ishte plagosur para se të ikte për në Serbi.

(Kosova Sot Online )