Vjen reagimi nga Britania: NATO-s mund t’i ofrojmë trupa shtesë për Kosovë

  • A.P /
  • 29 September 2023 - 22:27
Vjen reagimi nga Britania: NATO-s mund t’i ofrojmë trupa shtesë për Kosovë

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë ka transferuar komandën e një batalioni të ushtrisë në NATO, në mënyrë që të mund të ofrojë mbështetje në Kosovë nëse kërkohet, transmeton gazeta "Kosova Sot Online"..

Nga Britania e Madhe kanë thënë se për shkak të situatës aktuale në Kosovë e kanë transferuar komandën e Batalionit të Parë të Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit në një forcë rezervë për Forcën e NATO-së, në mënyrë që të ofrojë mbështetje nëse kërkohet, sipas reuters.

“Për shkak të situatës aktuale në Kosovë, ne kemi transferuar komandën e Batalionit të Parë të Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit – një forcë rezervë për Forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR) – në NATO, në mënyrë që të mund të ofrojë mbështetje nëse kërkohet”, kanë deklaruar Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë.

(Kosova Sot Online)