Parashikimi i motit për sot dhe fundjavën ne temperatura deri 25 gradë Celsius

  • S.A /
  • 30 September 2023 - 07:35
Parashikimi i motit për sot dhe fundjavën ne temperatura deri 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një komunikate drejtuar mediave ka njoftuar se sot, të shtunen parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius, transmeton "Kosova Sot Online".

Kurse, të dielen parashihet të mbajë mot me diell dhe pjeserisht i vranët. Vranësirat vende-vende, kryesisht rreth relievi malor parashihen të sjellin riga shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius”, bëhet e ditur në njoftim.

IHMK njofton tutje se do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtesi 1-5m/s

(Kosova Sot Online )