Kurti nuk i beson Vuçiqit, sikur i besonte dhe mashtrohej Hashim Thaçi

Kurti nuk i beson Vuçiqit, sikur i besonte dhe mashtrohej Hashim Thaçi
Kurti nuk i beson Vuçiqit, sikur i besonte dhe mashtrohej Hashim Thaçi

Dr. Hysni Aliu

  • 29 September 2023 - 08:04

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

Kryeministri Albin Kurti nuk mundet me e ofrua asociacionin tash sepse nëse e ofron është një shpërblim për terroristët edhe një hapje e rrugës që prapë ta marrin një aksion që atë asociacion ta bëjnë edhe më të fortë. Unë besoj shumë që Kosova duhet të bëj marrëveshje me BE-në dhe SHBA-të për të gjitha gjërat, edhe për të drejtat e serbëve, e pastaj BE e SHBA të jenë garant për zbatimin e marrëveshjes në teren që do të thotë ajo që ka bërë Kroacia me Krainën serbe atje. Në Kosovë është më lehtë me u zbatue ai model, nëse BE dhe SHBA duan, sepse këtu s’ka luftë me popullatën, mjafton një përkushtim serioz i BE-së e SHBA- së.

-Në shkrimet e mija të mëhershme, e kom bërë pyetjen se a e pranon BE një Asociacion si organizatë jo qeveritare. Këta se pranojnë sepse nuk e pranon Serbia. Edhe çka është më kryesorja, tash Kryeministri Albin Kurti nuk është si Hashim Thaçi me ju besua fjalëve të Vuçiqit dhe të BE-së por po kërkon veprime konkrete në zbatim të marrëveshjes nga ana e Serbisë. Ato veprime Serbia nuk është e gatshme që ti bënë, sepse qëllimin e ka tek ai versioni i parë i asociacionit që realisht është gjysmë republikë, e pastaj për të bërë një hap më tutje Serbia atë gjysmë republikë e shndërron në republikë serbe. Pra këtu nuk është në pyetje asociacioni por është në pyetje pranimi de fakto i pavarësisë së Kosovës ( jo dejure) për me e marr një republikë serbe.

Kryeministri Albin Kurti nuk mundet me e ofrua asociacionin tash sepse nëse e ofron është një shpërblim për terroristët edhe një hapje e rrugës që prapë ta marrin një aksion që atë asociacion ta bëjnë edhe më të fortë. Unë besoj shumë që Kosova duhet të bëj marrëveshje me BE-në dhe SHBA-të për të gjitha gjërat, edhe për të drejtat e serbëve, e pastaj BE e SHBA të jenë garant për zbatimin e marrëveshjes në teren që do të thotë ajo që ka bërë Kroacia me Krainën serbe atje. Në Kosovë është më lehtë me u zbatue ai model, nëse BE dhe SHBA duan, sepse këtu s’ka luftë me popullatën, mjafton një përkushtim serioz i BE-së e SHBA- së. Serbia e ka pranuar marrëveshjen dhe BE e ka integruar atë dokument në planin e vetë për anëtarësimin e Serbisë në BE, dhe si rrjedhojë neve nuk na nevojiten marrëveshje tjera me Serbinë. Ato do të vijnë automatikisht kur Kosova ti bashkëngjitet NATO-sE OKB-së dhe KE-së. Dialogu si i tillë, ashtu siç ka qenë deri më tani veç ka vdekur. Besoj që ka pasur marrëveshje në heshtje që armët mos me u përdorë për tu sulmuar policia, por atë marrëveshje e ka thyer Serbia në momentin që në Bruksel e mori përgjigjen përfundimtare nga Kurti që asociacioni vjen vetëm bashkë me njohjen de fakto e jo më herët. Evropa fatkeqësisht zgjohet tek pas gjakderdhjeve edhe pasi ti rrezikohet siguria e vet. Tani është një situatë e atillë andaj detyrohet të reagoj.

Nëse Evropa nuk vendosë sanksione proporcionale edhe ndaj Serbisë, pas kësaj që ndodhi në veri të Kosovës, atëherë kjo do ishte përkrahje e hapur për terrorizmin e Serbisë ndaj shtetit të Kosovës. Tek qitësh jon kthye me e kritikua edhe KFOR-in këta disa analistë. Por janë shumë vonë, me vite mbrapa vlerësimeve të mia, janë të korruptuar. Tani për tani është tepër e rëndësishme që Kosova ta kontrollon rrezikun për ndonjë sulm ndaj serbëve në jug nga vetë serbët. Kjo mundet me pasue sepse i konvenon Serbisë dhe është një logjikë që mundet me ndodh për ta bërë një lloj baraspeshe në akuzat ndaj Serbisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".