Joseph kritikon Hillin: Ambasada e ShBA’së në Beograd s’po i shpërndan alarmet e Shtëpisë së Bardhë për trupat në kufi

  • E.K /
  • 30 September 2023 - 10:06
Joseph kritikon Hillin: Ambasada e ShBA’së në Beograd s’po i shpërndan alarmet e Shtëpisë së Bardhë për trupat në kufi

Profesori amerikan, Edward Joseph, ka drejtuar kritika në drejtim të Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, përcjell “Kosova Sot Online”.

Joseph ka thënë se janë bërë mbi 10 orë nga alarmet e Shtëpisë së Bardhë për mobilizimin ushtarak të Serbisë në afërsi të kufirit me Kosovën, dhe ende as Hill e as në faqen e Ambasadës, nuk kanë ripostuar mesazhet e krizës.

“Shtëpia e Bardhë e alarmuar po i bën thirrje Serbisë që të tërheqë trupat e saj të vendosur përgjatë kufirit me Kosovën. Sekretari Blinken “i nënvizoi” (Vuçiqit) nevojën për të de-përshkallëzuar tensionet me Kosovën”. Mbi 10 orë dhe as Ambasadori i ShBA’së në Serbi e as Ambasada e ShBA’së në Serbi nuk kanë ripostuar mesazhet e krizës”, ka shkruar Joseph.

Joseph ka theksuar se postimi i fundit i Hill është më 8 shtator e i ambasadës më 26 shtator, derisa ka pyetur se “Nëse do të ishit presidenti Vuçiq, çfarë mesazhi do të merrnit”.

“Ambasadori Hill ka postuar për herë të fundit në Tëitter më 8 shtator dhe Ambasada e ShBA’së në Serbi më 26 shtator. Nëse do të ishit presidenti Vuçiq, çfarë mesazhi do të merrnit”, përfundon postimi i Joseph.

(Kosova Sot Online)