Ish -shefi i shtabit të ushtrisë serbe: Qëllimi i Vuçiq telefonata me Blinken, për atë e çoi ushtrinë afër kufirit

  • E.K /
  • 30 September 2023 - 11:43
Ish -shefi i shtabit të ushtrisë serbe: Qëllimi i Vuçiq telefonata me Blinken, për atë e çoi ushtrinë afër kufirit

Ish-kryekomandanti i ushtrisë serbe, opozitari serb, Zdravko Ponos, ka shkruar lidhur me shqetësimet e fundit të SHBA-së për vendosjen e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën dhe për telefonatën që presidenti I Serbisë, Aleksander Vuciq, ka marrë nga numri dy i SHBA-së, Antony Blinken, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka shkruar se rezultati tashmë është se NATO po vendos forca shtesë dhe e ka quajtur “kalkulimin” e Vuçiqit si “llograitje diletante”.

“Një burrë vendosi të detyrojë njerëz të rëndësishëm nga bota që ta therrasin në telefon pas zbavitjes, duke vendosur ushtri drejt Kosovës. Pastaj Blinken iu përgjigj atij. NATO po vendos forca shtesë në Kosovë. Dhe ja ku jemi në faqet e para të gazetave. Cfarë llogaritje diletante“, ka shkruar Ponosh.

(Kosova Sot Online)