
Osmani i çon mesazh Vuçiqit: Toger i Millosheviqit, po përpiqet të zhbëjë gjithçka që kemi arritur së bashku me SHBA-në dhe BE-në

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se mbi dy dekada pasi Sllobodan Millosheviq shkatërroi Kroacinë, Bosnje Hercegovinën dhe Kosovën, tash presidentii Serbisë, të cilin Osmani e quan toger Vuçiqin, po përpiqet të zhbëjë gjithçka që është arritur në bashkëpunim me ShBA-në dhe BE-në, përcjell “Kosova Sot Online”.
Osmani ka thënë se Kosova do të punojë më aleatët dhe s’do të lejojë që të zhbëhet paqja, liria dhe bashkëjetesa mes komuniteteve.
Tutje, Osmani ka shkruar se liria do të mbizotërojë.
“Mbi 2 dekada pasi Millosheviqi shkatërroi Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën, togeri i tij Vuçiç tani po përpiqet të zhbëjë gjithçka që kemi arritur së bashku me SHBA-në dhe BE-në, paqen, lirinë dhe bashkëjetesën mes bashkësive të ndryshme. Ne do të punojmë me aleatët tanë dhe nuk do të lejojmë që këto arritje të zhbëhen. Liria do të mbizotërojë!”, ka shkruar presidentja Osmani.
Over 2 decades after Milošević ravaged 🇭🇷🇧🇦🇽🇰, his lieutenant Vučić is now trying to undo everything we’ve achieved together w/🇺🇸🇪🇺: peace, freedom & coexistence among different communities. We’ll work with our allies &won't let these achievements be undone. Freedom will prevail!
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 30, 2023
(Kosova Sot Online)