Gjermania thirrje Serbisë: Serbia të reduktojë trupat e saj në kufirin me Kosovën pa vonesë
Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë kanë thënë se duhet të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm mes ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Gjermania ka thënë se është e rëndësishme që Serbia t’i reduktojë trupat e saj në kufirin me Kosovën pa vonesë.
MPJ gjermane tutje ka shtuar se bashkë me partnerët janë në kontakt të drejtpërdrejtë me palët e përfshira.
Në reagim është thënë se procesi politik duhet të vazhdojë urgjentisht.
“Duhet të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm mes Serbisë dhe Kosovës. Është e rëndësishme që Serbia të reduktojë trupat e saj në kufirin me Kosovën pa vonesë. Së bashku me partnerët tanë, ne jemi në kontakt të drejtpërdrejtë me palët e përfshira. Procesi politik duhet të vazhdojë urgjentisht”, thuhet në reagim.
Further escalation between #Serbia & #Kosovo must be avoided. It is important that Serbia reduces its troops at the border to Kosovo without delay. Together with our partners, we are in direct contact with the parties involved. The political process needs to continue urgently.
— GermanForeignOffice (@GermanyDiplo) September 30, 2023
(Kosova Sot Online)